Një ditë më parë kërkoi falje, sot Fatbardh Kadilli nis turin e takimeve. Ja cilin qark zgjedh të parin

26/05/2021 11:31

Fatbardh Kadilli, kandidati për kreun e PD ka nisur turin e takimeve me anëtarët e PD në Shqipëri.

Qarku i parë ku nisi takimet është Berati dhe për këtë thotë se e zgjodhi për shkak të përvojave të tij në politikë.

“Sot nis turin e takimeve me anetarët e PD në Shqipëri. Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga pervojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë. Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi. Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja. Takimet janë: Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit. Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00”, shkroi Kadilli.

Një ditë më parë, teksa prezantoi platformën e tij, Kadilli i kërkoi falje demokratëve që nuk i takon dot të gjithë deri në datën e zgjedhjeve për kreun e ri të PD, por i premtoi se takimet e tij do të vijojnë.

Top Channel