Këtë të mërkurë do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik.

Punonjësit e transportit public do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin “Skëndërbej” ku dhe po kryhet procesi i vaksinimit masiv të popullatës.

Ndërkohë në ditët në vijim, ky proces do të vijojë edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetës.

Vaksinimi në vendin tonë po vazhdon prej javëve të para të Janarit, me vaksinat Pfizer, Astra-Zeneca, Sputnik V dhe ato kineze, ndërkohë që objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është të arrihen 1 milionë vaksinime deri në muajin qershor.

Procesi po ecën me ritme të shpejta dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 730 mijë persona.

Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë.

Top Channel