Katër numërues nga administrata e KQZ do të rinumërojnë fletat e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.

Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishëm në 8 tavolina numërimi. Këto kuti po hapen me kërkesë të LSI që pretendon mandatin e saj të parë në këtë zonë zgjedhore, pasi e ka humbur vetëm për 136 vota. Nëse arrin të marrë votat, Elona Guri do të bëhet pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Mandatin e 8, PS e siguroi falë kryeministrit Edi Rama. Për të hequr çdo dyshim në ligjshmërinë e votave të kryetarit të tyre, socialistët pranuan hapjen e kutive.

Demokratët nuk patën fatin e aleatëve. Kërkesa e tyre për përsëritje zgjedhjesh u rrëzua. Zgjedhjet me shumicë votash nga KAS nuk do përsëriten as në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA