Sot pas 244 ditësh nuk pati asnjë të vdekur nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa numri i të prekurve sa vjen e pakësohet dita ditës.

Mjeku infeksionist, Gent Stroni i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është shprehur se Shqipëria nuk është më në rrezik dhe se masat duhet të hiqen.

Ai thekson se maska nuk nevojitet më në ambiente të hapura.

“Vjet ne diskutim ishte duhet maska nuk duhet maska, ishte OBSH që jepte një lloj orientimi. Parë nga këndvështrimi që në ambiente të hapura nuk ka më nevojë që të jetë maska në ambiente të hapura, por nëse do t’i duhet mbrojtje një personi që do të mbajë distancë përse të mos e mbajë maskën. Rrezikshmëri nuk ka në Shqipëri mendoj unë, nëse flasim për vende si Anglia është tjetër diskutim. Masat të relaksohen edhe të hiqen. Për mendimin tim grumbullimet e rinisë jo se nuk e kanë shfrytëzuar, ata që kanë dashur ta shfrytëzojnë e kanë shfrytëzuar”, tha mjeku.

 

Top Channel