“Mbi 740 mijë vaksinime në vendin tonë”/ Manastirliu: Nis vaksinimi i një tjetër kategorie të riskuar

26/05/2021 12:10

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar procesin e vaksinimit së bashku me kryeministrin Rama në sheshin “Skënderbej”.

Ajo ka treguar se më shumë se 250 mijë qytetarë kanë kryer dozën e dytë të vaksinës ndërsa ka nisur vaksinimi edhe i punonjësve të transportit publik dhe atyre të taksive. Ministrja e Shëndetësisë shtoi se shifrat e ditëve të fundit kanë treguar se situata është nën kontroll ndaj pritet lehtësimi i masave nga Komiteti i Ekspertëve.

Manastirliu: Sot kemi nisur vaksinimin e një tjetër kategorie të riskuar, sic janë punonjësit e transportit publik, qytetas, ndërqytetas dhe ato të taksive. E kemi konsideruar grup risku edhe është në planin tonë për vaksinimin e kombinuar, tashmë më shumë se 740 mijë vaksinime janë kryer në vendin tonë. Më shumë se 250 mijë qytetarë kanë kryer dozën e dytë të vaksinës dhe ndërsa ecim drejt objektivit 1 milion vaksina deri në fund të qershorit duke vijuar kalendarin tonë të vaksinimeve në popullatë dhe sigurisht duke synuar uljen e grupmoshës nën 60 vjec.

Sot ashtu sikurse e patë ka filluar një tjetër grup risku, po vijojmë dhe me punonjësit e hoteleri turizmit ku tashmë janë kryer më shumë se 6 mijë vaksinime për këtë kategori, gjithashtu dhe punonjësit në fasoneri që kanë kryer vaksinën dhe ulja e grupmoshës do të jetë një tjetër objektiv që do të sigurojë edhe uljen e riskut. Shifrat apo indikatorët tregojnë që situata është e kontrolluar dhe nesër Komiteti i ekspertëve për të rivlerësuar masat dhe për t’i lehtësuar ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA