Vaksinimi i personave me sëmundje të rralla ka filluar ditën e sotme n ka filluar ditën e sotme në Maqedoni të Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se po vaksinohen edhe prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve nga ky regjistër, që ka rreth 60 diagnoza të ndryshme për sëmundjet e rralla.

“Përveç këtyre personave, do të vaksinohen edhe pacientët me Fibrozë Cistike. Në këtë kategori do të vaksinohen edhe prindërit dhe kujdestarët e të miturve me Fibrozë Cistike. Vaksinimi do të kryhet në ditët e ardhshme në pikat e vaksinimit në ‘A1 Arena Boris Trajkovski’ në Shkup”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se këtë javë pritet edhe përfundimi i vaksinimit të rreth dy mijë pacientëve që janë në dializë, presin në listën e transplantimit të organeve, kanë organ të transplantuar, ose janë donatorë.

Top Channel