Kuvendi, debate për bitcoin/ Deputetët: Jemi shumë vonë me rregullimin e tregut të kriptomonedhave

26/05/2021 15:22

Vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore që plotësojnë tërësisht kuadrin rregullativ të ligjit “Për tregjet financiare bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” që legjitimon përdorimin e kriptovalutave v në vend të kanë ngjallur diskutime në komisionin e Ekonomisë.

Kryetari i Komisionit Anastas Angjeli ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëhet sa më parë finalizimi i tyre për t’i hapur rrugë zbatimit të ligjit.

“Do ju lutesha shumë të përshpejtoni punën për të kompletuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që ligji ju ka ngarkuar sepse të gjitha afatet kanë kaluar dhe zhvillimet në treg sa vijnë edhe po rriten. Tashmë duhet të futet në rolin e vet edhe QKB pasi duket se do ketë kërkesa për t’u future në këtë treg”, tha Anastas Angjeli, kryetar i komisionit të ekonomisë.

Komisioni ka miratuar edhe ndryshimet e ligjit për licencat, ku veç AKSHI-t dhe AMF-së që janë dy institucionet që do të lëshojnë licencat përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë në monedhat virtuale, pjesë e procesit do të jetë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit në rolin e regjistruesit.

“Ligji i ka të përcaktuara se kush i lëshon licencat. Ka përcaktuar procedurat, mënyrën e aplikimit. Tani QKB çfarë roli luan?”- tha Anastas Angjeli.

“QKB shton vetëm fushën dhe kategorinë dhe institucionet plotësojnë regjistrin për licencat që japin dhe ato që pezullohen në bazë të ligjit. Gjithë aplikimi i personave do drejtohet të AMF dhe AKSHI”, u shpreh përfaqësuesja e AMF.

Sipas përfaqësuesve të AKSHI-t dhe AMF aktualisht nuk ka asnjë kërkesë për licencim nga subjekte vendase apo të huaja për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e kriptovalutave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA