Numri i pacientëve me probleme kardiake po shtohet dita-ditës, ndaj edhe mjekët bëjnë thirrje, veçanërisht këtë periudhë pas-Covidi, që t’i kushtojnë më shumë rëndësi hipertensionit, që njihet ndryshe si “vrasësi i heshtur”.

Elton Qeli, Kardiolog: Pacientë të moshave të ndryshme, që kanë kaluar Covidin, është vënë re që herë pas here, kanë simptoma kardiovaskulare. Këtu flas edhe për pacientë, që nuk kanë patur më parë histori për probleme me zemrën.

Simptomat klinike që mund të karakterizojnë një hipertension arterial mund të jenë që nga pa simptoma, që do të thotë që një person mund të ketë hipertension arterial, por nuk ndjen asgjë. Ndërkohë që ka pacientë të tjerë që mund të kenë dhimbje koke, marrje mendsh, zhurmë në vesh, ndonjëherë humbje të ekuilibrit, ndjesi të vjelli, kur vlerat e tensionit janë më të larta, por kjo është individuale.

Ne si mjekë zakonisht rekomandojmë medikamente të veprimit të shpejtë, siç mund të jetë një Adalat apo Kaptopril poshtë gjuhës.

Faktorët e riskut që mund të shkaktojnë hipertensionin janë stresi, jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik, mosushqyerja e shëndetshme, duhanpirja, përdorimi i alkoolit në mënyrë të tepruar.

Një pacient që vuan nga hipertensioni arterial, vlerësuar nga mjeku, një nga gjërat kryesore që duhet të ketë parasysh është reduktimi I kripës në ushqim.

Pacientët që konsumojnë duhanin, alkoolin, duhet ta reduktojnë atë deri në stopim. Pacientët që janë mbipeshë, duhet të fillojnë ta reduktojnë atë duke u marrë me aktivitet fizik kombinuar me ushqyerje të shëndetshme.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA