Një “inxhinier” 89-vjeçar ka zbuluar gabimet e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua z.Yzeir Beqiri, i lindur në vitin 1932 në Çamëri.

I moshuari jeton në Shijak dhe banesa ekzistuese iu shkatërrua nga tërmeti. Ai përfitoi nga fondet, duke qenë një nga familjet që do ti rindërtohej një shtëpi 2+1. Shtëpia ka filluar nga ndërtimi, me parametrat e rinj të miratuara nga Instituti i Ndërtimit, pikërisht me një brez betoni në mes të
mureve të banesës. Por, 89-vjeçari ka parë që këta breza betoni nuk kanë hekur dhe nuk janë lidhur me kolonën!

“Unë kam jetuar dhe punuar në rrethin e Durrësit në ndërtim. Kam pasur gjithmonë mistri me vete. Kam librezën e punës që ma ka firmosur Vlash Rama, gjyshi i Edi Ramës” thotë Yzeiri, i cili thotë se ka kërkuar ndihmën e “Fiks Fare” për shkak të punëve të këqija të firmës që po i rindërton banesën e shkatërruar nga tërmeti. Ai pohon se firma po bën disa breza betoni në mes të mureve, si masa shtesë për tërmetin. Por, ka parë që këta breza nuk janë të lidhur me kolonat. Madje, na tregon se disa breza s’kanë as hekur në mes, disa i kanë hekurat shumë poshtë. Ai thotë se hekuri duhet në mes të brezit dhe të lidhet, kur është mundësia me kolonën. Por, na tregon se hekurat e këtyre brezave janë vendosur, atje ku ka, formalisht. Thotë se ka shkuar disa herë më bashki dhe me ata të firmës, po s’ka marrë asnjëherë përgjigje. Ndërkohë, thotë se mirë punimet, po firma i kërkonte ujë dhe drita. “Vetëm pensionin kam, me çfarë ti paguaj” përfundon i moshuari.

Bashkë me z.Yzeir, gazetarët shkojnë në Bashkinë e Shijakut, dhe takojnë nënkryetaren, e cila merret me rindertimin. Shpresa Domi thotë se “xhaxhi Yzeiri ka ardhur disa herë në bashki për këtë problem dhe është shumë këmbëngulës”. Ajo pohon se i ka shkuar në banesë, por për problemet e ndërtimit pohon se janë të firmës që po kryen punimet. Thotë se ka folur edhe me të firmës, por s’është kompetencë e bashkisë. Në lidhje me ujin dhe dritat që i merren pensionistit, nënkryetarja thotë se “qytetarët duhet t’ia japin”. Por, pas reagimit të 89-vjeçarit thotë se “firma duhet ti kompensojë”.

Fiks Fare mësoi nga Bashkia e Shijakut se firma që po kryen punimet për ndërtimin e banesës së Yzeir Beqirit është “Priam 20”. Gazetarët kontaktuan me përfaqësuesin e kompanisë, Besim Uruçi, i cili pretendoi nëpërmjet telefonit se kontrata nuk është në emër të z.Yzeiri, por e nipit të tij. Në këtë bisedë telefonike, përfaqësuesi i firmës pohoi se ka biseduar me nipin e 89-vjeçarit.
Disa minuta pas kësaj bisede, në banesën që po ndërtohet mbërrijnë disa persona. Ata kanë qenë nënkontraktor dhe kanë kryer punimet e deritanishme. Nënkontraktorët nuk pranuan të japin shpjegime, ndërsa disa orë pas interesimit, në banesë vjen administratori i firmës, Besim Uruçi, i cili përballet si me nipin që pretendonte se e njihte ashtu edhe me 89 vjeçarin. Administratori pranoi gabimet në ndërtim. Dhe, u premtoi familjarëve se do e korrigjojë problemin. Fiks Fare do të shkojë sërish, për të parë nëse punimet janë bërë apo jo sipas premtimit të dhënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA