Emri/ Paraqitet në spitalin e Vlorës me plagë arme në këmbë, rrethanat ende të paqarta
26/05/2021 20:05
Një person është paraqitur në spitalin e Vlorës me një plagë me armë zjarri në këmbë.
Ergys Likaj 39 vjeç është shprehur se është vetëplagosur nga pakujdesia. Nuk dihet ende se si ka ndodhur dhe sa e vërtetë është dëshmia e tij.
Sipas policisë, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel