“E patolerueshme që studentët e Mjekësisë nuk u vunë në vijë të parë”, mjeku infeksionist kundërshtohet nga Brataj

26/05/2021 21:57

Mjeku infeksionist, Gent Stroni i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” e ka konsideruar të patolerueshme që studentët e mjekësisë nuk u vunë krah mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër covid.

Ndërsa është kundërshtuar nga Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, i cili theksoi se situata u përballua në mënyrë pozitive dhe nuk nevojitej ndihma e studentëve, të cilët do rrezikonin jetën e tyre.

 “Për mua ka qenë e patolerueshme që nuk sollëm studentët në auditore, e sidomos studentët e mjekësisë që duhet të ishin ndër të parët në këtë lloj lufte”, tha Stroni.

“Ne e përballuam me sukses dhe nuk kishim nevojë”, tha Brataj.

“Një student i gjeografisë mund ta bënte online por një mjek duhet të jetë në pavijon”, tha Stroni.

“Ne mbyllëm QSUT, ku do t’i sillje në QSUT? Ku do t’i çoje tek spitalet covid, se është student s’jepet dot mësim aty”, tha Brataj.

Top Channel