Kapri e Shehaj iu afruan te tavolina në Kuvend, Rama nxjerr videon: Dy ballistë në një portë, dale, dale; njëri korb e tjetri sorrë 18/06 23:54
Për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër KQZ pritet të shndërrohet në një KZAZ ku do të numërohen 108 kutitë e qarkut Durrës. KAS i dha dritën jeshile kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila pretendon se e ka humbur mandatin e saj të parë vetëm për 136 vota.
Mandatin e 8 PS e siguroi falë kryeministrit Edi Rama. Për të hequr çdo dyshim në ligjshmërinë e votave të kryetarit të tyre, socialistët pranuan hapjen e kutive.
Demokratët nuk patën fatin e aleatëve. Kërkesa e tyre për përsëritje zgjedhjesh u rrëzua. Zgjedhjet me shumicë votash nga KAS nuk do përsëriten as në Shkodër.
Top Channel