Ilustrim

Një automjet është djegur gjatë natës në Kavajë.

Policia njofton se automjeti ishte në pronësi të shtetasit Sh.B., ndërkohë që kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje.

“Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr.5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA