Dhunë fizike ndaj bashkëjetueses dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dy të arrestuar në Vlorë

26/05/2021 09:11

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Vlorë.

Njëri prej tyre, një 43-vjeçar, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ndërsa, një 19-vjeçar u vu nën pranga pasi u përfshi në një aksident me një tjetër automjet. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin V. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është përfshirë në një aksident më një automjet tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA