Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, me qëllim ekstradimin, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Arrestimi i tij është bërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 14 vjet burgim”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Top Channel