A do të ketë lehtësim të masave anticovid? Mjeku infeksionist në Open: Tirana e ka marrë dozën e imunitetit

26/05/2021 21:38

Sot pas 244 ditësh nuk pati asnjë të vdekur nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa numri i të prekurve sa vjen e pakësohet dita ditës.

Mjeku infeksionist, Gent Stroni i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është shprehur se Tirana, si vendi me numrin më të madh të të infektuarve në vend e ka marrë masën e dozës së imunitetit, duke u konsideruar imunitet të tufës.

“Në vend ka persona që ose e kanë kaluar ose janë vaksinuar, për shembull ime më e ka bërë vaksinën dhe rrjedhimisht ka krijuar një lloj imuniteti. Tirana që ka pasur dendësinë më të madhe ka arritur që të marrë atë dozë imuniteti duke u konsideruar imunitet i tufës. Shqipëria duhet të ndahet në popullatën e vjetër e atë të re. Edhe moshat e reja e kalojnë pa problem. Rrezikshmëria është në largim e sipër, edhe pse nuk duhet të flemë, fiks në maj në këtë kohë ishim të gatshëm që të hidhnim fishekzjarre që e mbaruam pandeminë. Nuk përjashtohet vjeshta që do të ketë një gjë të ngjashme. Mund të ndodhi por unë e hedh në hipotezë. Këta që e kanë kaluar dhe nuk janë vaksinuar s’do të kenë më imunitete pas disa kohësh, nëse ata do të kenë mundësi që të kontaktojnë me një person të infektuar do të ketë reagim”, tha Stroni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA