Yuri Kim viziton për herë të parë Kukësin, takim me kryebashkiakun Safet Gjici: Diskutuam për aeroportin…

25/05/2021 14:14

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar për herë të parë qytetin e Kukësit këtë të martë, ku u prit nga kryebashkiaku Safet Gjici.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjici shkruan se kryefjala e bisedave me ambasadoren ishte Kukësi dhe mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme.

I pyetur nga gazetarët se cilat ishin temat e diskutimit në takimin me Ambasadoren, Gjici tha se u prekën disa tema të rëndësishme në lidhje me bashkinë, po mbi të gjitha për impaktin dhe ndryshimet që ka sjellë ndërtimi i aeroportit të Kukësit.

“E falenderova ambasadoren për vizitën e parë që bëri në Kukës. E njoha me investimet që po bëhen në bashkinë e Kukësit. U prekën disa teme të rëndësishme përsa i përket bashkisë së Kukësit dhe mbi të gjitha diskutuam për aeroportin, se çfarë ndryshimi dhe impakti do ti japi aeroporti bashkisë së Kukësit. Mbështetja e vazhdueshme e Ambasadës Amerikane përmes programeve të ndryshme, thellimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen do jetë prioriteti ynë.I tregova Znj. Kim atraksionet që ofron territori i Bashkisë së Kukësit, vlerat natyrore dhe njerëzore, por mbi të gjitha bujarinë dhe mikpritjen e kuksianëve, të cilët e treguan në luftën e Kosovës, duke pritur në pranverën e 99-ës, 1 milion shqiptarë të kosovës”, tha Gjici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA