Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli lë në burg Arbër Paplekën, detyrim paraqitje për 10 të akuzuarit e tjerë

25/05/2021 11:01
Autori Arbër Papleka

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, duke lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Arbër Paplekën, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Arbër Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit, të mbajtur në ngarkim të tij.

Ndërkohë, Apeli vendosi detyrim paraqitjeje për 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, duke i ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Gjykata e Apelit po ndjek penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

Arjan Hoxha, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, i akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, i akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, i arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një përplasje të grupeve të PS-PD, ku Paplekaj pjesë e strukturës së mbrojtjes së PD qëlloi për vdekje Xhuvanin, ndërsa u plagosën dhe 4 të tjerë.

Top Channel