PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka treguar se është gjobitur nga Policia e Kosovës ndërsa ishte duke kaluar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Në një postim në facebook, Haliti i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskën për të mbrojtur shëndetin e tyre.
“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.
I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, shkruan Haliti.
Top Channel