Top Story/ Trazirat e 97-ës/ Berisha urdhëroi bombardimin e jugut me avionë ushtarak

25/05/2021 23:09

Konfirmimi i Berishës president provokoi agravimin e tensioneve. Kishte nisur grabitja masive e armëve nëpër depo. Rrugët ishin në pushtetin e bandave.

Kreu i SHIK Bashkim Gazidede, ngarkohet si drejtues i operacionit për rikthimin e rendit. Në fakt, urrejtja që kishte ngjallur SHIK-u dhe drejtuesi i saj në popull ndikoi për të kundërtën duke degraduar në dhunë dhe përplasje me armë. Vendi ishte në flakë nga Jugu në Veri.

Në komisariate policët nisën dezertimin në masë. Përditë raportohej për djegie institucionesh. Drama ishte e gjithanshme. Vetë Berisha do të deklaronte vite më vonë se ishte pikërisht ai që lejoi hapjen e depove me pretendimin se këtë e bëri që populli të vetëmbrohej.

Në fakt, e kundërta ndodhi. Bilanci ishte rreth 3.800 viktima dhe 5 mijë të plagosur në atë gjendje anarkie. Një prej momenteve më tronditëse të asaj kohe ishte urdhri për bomardimin nga ajri të protestuesve në disa qytete në Jug të vendit si Vlorë, Gjirokastër, Sarandë etj. Dy pilotët Ardian Elezi dhe Agron Dajçi, u arratisën drejt Italisë ku u ulën në aeroportin ushtarak Galantino. Dëshmitë e tyre ishin tronditëse. Pilotët deklaruan se
u urdhëruan të bombardonin civilët në Jug.
“Kishim urdhër të qëllonim autokolonën me njerëz”

“Kush guxonte në atë kohë të jepte urdhra që një avion ushtarak të bombardonte ne Gjirokastër apo të jepte urdhra që të hidhej gaz helmues? Ose të hapen depot? Kush guxonte përveç Berishës” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut

Top Channel