Protesta pas përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, vijuan këtë të martë edhe në Fier.

Dhjetëra nxënës te shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit për tu ndalur në qendër të tij.

Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje ti denoncojnë rastet e dhunës.

Top Channel