S’ka përsëritje zgjedhjesh në qarkun Durrës dhe Shkodër/ KAS pranon kërkesën e LSI-së, do të hapen 108 kuti votimi

25/05/2021 19:48

Komisioni i Ankesave Sanksioneve nuk ka pranuar tre kërkesat e PD-së, por dha dritë jeshile për atë të LSI-së.

Vendosi rrëzimin e kërkesës për përsëritje zgjedhjesh në qarkun Durrës pasi PD pretendon manipulim dhe kërkesën e 19 provave të reja po në këtë qark. Gjithashtu KAS vendosi rrëzimin e kërkesës për përsëritje zgjedhjesh në qarkun Shkodër.

KAS vendosi të pranojë kërkesën e LSI-së që të numërohen 108 kuti të qarkut Durrës. Numërimi do të nisë ditën e nesërme në orën 10.00.

LSI-së i duhen 136 vota që të marrë mandatin e PS-së, pikërisht atë të kryeministrit Edi Rama. Në qarkun Durrës, LSI kërkoi hapjen e 108 kutive të votimit.

Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji tha se ishte dakord me kërkesën e LSI-së për rinumërim dhe rivlerësim, ndërsa  theksoi se rezultati nuk do të ndryshojë.

“Për ne e rëndësishme transparenca. Procesi ka qenë transparent në Durrës dhe asnjë votë nuk është kontestuar. Por që mandati 8 të mos mbetet i dyshuar  dhe ne të vërtetojmë që është legjitim. Jemi dakord të hapen kutitë pavarësisht se besojmë që rezultati s’do të ndryshojë”, tha përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji.

Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu u shpreh se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në qarkun e Durrësit.

4 persona me të njëjtin mjet identifikimi kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme, 34 persona janë  përdorur për identifikimin e 71 zgjedhësve. 34 persona mund të kenë votuar 71 herë, është një provë që kemi pasur mundësi ta diskutojmë edhe me qarqet e tjera, të dhënat do të përdoren nga ana jonë, po ajo që ka rëndësi është informacioni që na është dhënë në dispozicion. Pyetja ime është që a është kryer verifikimi nëse ka pasur ndërprerje dhe ka vijuar me votim manual”, tha Logu.

Ndërsa relatori i KAS, Koli Bele u shpreh se në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste.

Nga një verifikim i bërë na rezulton që në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste”, tha Bele.

“ Mesa di unë zoti Logu e ka bërë edhe një herë këtë kërkesë ne ia kemi rrëzuar”, tha Ledio Braho anëtari i KAS.

Janë verifikuar të dhënat nga PEI dhe nga lista me 300 zgjedhës që PD pretendonte kishin shitur votën. Nga kryqëzimi i të dhënave rezultoi se shin 146 nga të cilët 113 kanë votuar dhe 33 nuk kanë votuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA