Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për përplasjen e kryeministrit me Presidentin .

Përplasja Meta-Rama startoi pas refuzimit të presidentit për të mos dekretuar si ministër të jashtëm Gent Cakaj, në riformatim e sipër të qeverise gjatë 2019 . Kjo solli kërkesën kryeministrore në gjykatë kushtetuese që kërkon interpretim të ligjit dhe që sipas përfaqësueses së Kryeministrit , me tejkalimin e tagreve nga presidenti Ramës nuk i mbeti asnjë zgjidhje veçse të emëronte veten.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese  thuhet se është pranuar pjesërisht kërkesa.

Por në fakt do të shihet se kujt palë i jepet të drejtë kur të zbardhet vendimi i plotë thuhet në njoftim.

Neni 98 i Kushtetutës i cituar thotë se:  Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të  Kryeministrit, brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se të tre institucionet kanë rolin e tyre duke vendosur kështu një balancë: – Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

Kujtojmë se në ballafaqimin që patën në seancë, përfaqësuesi i presidentit këmbënguli se mes Metës dhe Ramës nuk ka asnjë konflikt kushtetues në këtë pikë, dhe se kryeministri e dorëzoi këtë padi për peshë politike.

Kokona në seancën e kaluar tha se: Në rastin konkret neni 98 është shumë i qartë , roli i dekretit të presidenti është vetëm convey , që i jep mundësi pushtetit ekzekutiv të shprehet dhe atij legjislativ të vlerësoje dhe miratojë.Në këto kushte luajaliteti qëndron në rolin që secili ka në këtë treshe, për të mos i kufizuar atributet njëri tjetrit.

Ndër të tjera në  vendimin e gjykatës Kushtetuese thuhet se: Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri,
VENDOSI:
– Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
– Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
– Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:
– Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.
– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.
– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Top Channel