Rasti i 15-vjeçares/ Rita Petro: 17-vjeçari e shfrytëzoi dhe më pas ‘prenë’ e tij e ndau me të tjerët

25/05/2021 21:41

Shkrimtarja Rita Petro tha në Open se ajo çfarë i ka ndodhur 15-vjeçares e cila u përdhunua nga 5 persona në Mirditë është tejet e rëndë.

Ajo e krahasoi rastin me një trafikim.

Rita Petro në Open: Sa e vetmuar ka qenë dhe s’ka pas mundësi t’i hapej askujt, pse se ka bërë këtë. Domethënë se ajo ka menduar se nuk është e ndjerë e sigurt me mësuesit, miqtë dhe prindërit.

Kjo çështje është mentalitet, këta janë në mosha të ndryshoje, aty është dhe një 17-vjeçar, një viktimë tjetër. Ai që e ka quajtur veten pronar, se e ka parë pëlqimin e saj dhe ai e ka shfrytëzuar këtë dhe tamam si ata krerët e prostituimit, prenë e vete ua ka dhënë dhe të tjerëve, pra suluni ju. Si ka mundësi që kanë arritur deri këtu,e tmerrshme.

Top Channel