Presidenti bullgar: Maqedonia e Veriut duhet të kërkojë dialog me Bullgarinë

25/05/2021 18:08

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në Samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel deklaroi se në gjysmën e dytë të qershorit pritet përparim në çështjen e rrugës evropiane dhe nisje të bisedimeve në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por dialogu është niveli më i lartë mes Sofjes dhe Shkupit dhe kjo duhet të vazhdojë sa më shpejt.

“Unë në mënyrë të qartë e thash qëndrimin bullgar. Bullgaria është mbështetësi më i madh i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bullgaria është miku më i madh i Maqedonisë së Veriut, por rruga deri në perspektivën e tyre evropiane kalon nëpër Sofje dhe kjo duhet të jetë e qarë”, tha Radev.

Sipas tij, kryesia politike në Maqedoni duhet të kërkojë dialog me Bullgarinë.

“Po, mbështetja e BE-së është e rëndësishme, por më e rëndësishme është përkrahje e Bullgarisë, dhe për të ndodhur kjo, duhet të ulemi në mënyrë të qetë në tryezë dhe sinqerisht të precizojmë problemet mes neve dhe si mund të zgjidhen”, tha Radev.

 

 

 

 

Top Channel