Plani sekret amerikan i luftës: Qindra avionë transporti po kthehen në bombardues

25/05/2021 14:10

Forcat Ajrore Amerikane kanë përfunduar me sukses një program eksperimental për të transformuar me shpejtësi qindra avionë mallrash në bombardues shkatërrimtare, duke rritur kështu kapacitetin ushtarak të vendit në rast se shpërthen lufta.

Sistemi i ri do të lejojë që avionët C-17 Globemaster III dhe C-130 Hercules të kthehen në makineri ajrore vdekjeprurëse . Pas dy vite eksperimentesh, Forcat Ajrore testuan me sukses lëshimin e raketahedhësit të parë me parashute nga një avion mallrash.

Ai funksionon duke ngarkuar raketa cruise me rreze të gjatë veprimi qe kanë shënjestra të paracaktuara. Në momentin që avioni arrin një lartësi të caktuar, kutitë lëshohen nga pjesa e pasme e tij ashtu si do të bënte me një ngarkesë tjetër.

Raketahedhësi arrin të orientohet se kur është mjaftueshëm larg nga avioni dhe në momentin që është në distancë të sigurt, krahët dhe motori i tij aktivizohet dhe nis të qëllojë raketat drejt objektivit. Raketat me rreze më të gjatë veprimi mund të arrijnë deri në 1100 milje detare, duke i mbajtur lehtësisht avionët e transportit ngarkesave jashtë rrezes së sistemeve armike mbrojtëse tokë-ajër. Sipas PopularMechanics.com, Forcat ajrore besojnë se gjatë një fluturimi të një avioni transporti, mund të lëshohen deri në 32 raketa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA