Emisioni “Open” mbrëmjen e sotme po trajton një temë delikate, atë të përdhunimit të 15-vjeçares në Rreshën.
Aktivistja Iris Luarasi e ftuar sonte në emision tregoi se kanë ndodhur përdhunime të aktoreve që i kemi idhuj në mes të qyteve të mëdha e të zhvilluara si New York apo Londër e jo më në Shqipëri.
Pastori Akil Pano: Si mundën babai dhe mamaja mund të mos kuptonin?
Iris Luarasi: Historia e përdhunimit ndodh në të gjithë botën, është statistikë e frikshme se sa përdhunime ndodhin në minutë. Nuk i ndodh vetëm një gruaje në fshat, ndodh në mes të qytetit.
Pastori Akil Pano: Këto krime të fshehura për 5 muaj si është e mundur që s’kanë mundur të tregohen.
Iris Luarasi: Ndodh në mënyrën më normale të mundshme, që nga familja, tek shkolla e deri tek shokët e shoqet. Problemi fillon me shkollën sepse edukimi seksual nuk trahtohet siç duhet, se mësuesja ka turp ose nuk di si ta trajtojë mësimin.
Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Altin Hazizaj: Në 44 raste që kemi trajtuar në zyrë, ka pasur vetëm një rast 8 vjeç që erdhi në moment sepse kishte pasur një shpjegim nga prindërit. Ndërsa në rastet e tjera të gjitha vajzat e kishin mbajtur për vite me radhë të fshehur.
Iris Luarasi: Kanë përdhunuar aktore në mes të New Yorkut e Londrës e nuk kanë treguar, kanë mundur që të tregojnë pas shumë vitesh e jo më këtu.
Top Channel