Pandemia “gropos” Gjermaninë, dëmi ekonomik shkon në 300 miliardë euro

25/05/2021 14:59

Kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike që shkaktoi pandemia e koronavirusit, i ka shkaktuar ekonomisë gjermane një dëm prej 300 miliardë eurosh.

Përllogaritjen e ka bërë vetë Instituti gjerman i Ekonomisë (IË). Drejtori i tij, Michael Hüther thotë se po të mos ishte për Covid 19, ekonomia gjermane do të vazhdonte rritjen e saj 10 vjeçare. “Norma e vaksinimit në Gjermani është rritur, e kjo është një shenjë e mirë që nuk duhet nënvlerësuar.

Por, sërish nuk duhet të jetojmë me iluzionin se kriza nuk do të lerë gjurmë. Ekonomia është goditur dhe rritja e saj u frenua”, tha Hüther. Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia gjermane pësoi rënie me 1.7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm për shkak të ngadalësimit të konsumit privat nga kufizimet e gjata dhe më të rrepta të zbatuara me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Analistët presin që ajo t`i rikthehet rritjes pas pranverës. Ndërsa, qeveria këtë vit parashikon rritja do të jetë 3.5 për qind. ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, njoftoi më herët se vendi i tij, nga data 7 qershor, do të nisë vaksinimin masiv kundër koronavirusit për të gjithë, duke sqaruar se sistemi aktual i vaksinimit, që u jep përparësi grupeve më të cenueshme, nuk do të vlejë më. Ai tha se fushata e vaksinimit në Gjermani ka marrë hov javëve të fundit dhe se, deri në fund të majit, rreth 40 për qind e popullsisë gjermane do të jetë e vaksinuar me së paku një dozë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA