One, më i miri në testim/ Çmimi për ONE Telecommunications pas testimit nga UMLAUT

25/05/2021 20:18

Rrjeti i One Telecommunications arrin rezultate të shkëlqyera në testimin e kryer nga Umlaut për vitin 2021, në lidhje me mbulimin me brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësinë e shkarkimit nga interneti.

Organizata ndërkombëtare, e njohur për testimet në rrjetet e telefonisë së lëvizshme, sapo ka bërë publike rezultatet për këtë vit, ku One Telecommunications vlerësohet si operatori “Më i mirë në testim”. Çmimi është dorëzuar virtualisht nga Hakan Ekmen, Drejtor Ekzekutiv i Telekomunikacionit Umlaut

One është operatori që u vlerësua më mirë në testimet për mbulimin me brez të gjerë dhe shpejtësi shkarkimi për klientin.
One Telecommunications ka marrë 895 pikë nga një total prej 1000 pikësh në testimin e rrjetit të lëvizshëm. Mbulimi me sinjal në brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësia e shkarkimit nga interneti për klientin gjatë gjashtë muajve të fundit, janë kategoritë kryesore ku rrjeti One u shpall fitues ndaj operatorëve në vend.

“One premtoi rrjetin më të mirë në vend, dhe e mbajtëm premtimin brenda kaq pak kohe. Rrjeti ynë vlerësohet në 2021 për përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, pasi ofron mbulimin më të mirë në brezin e gjerë dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit nga interneti sipas standardeve ndërkombëtare. Nga teknologjia jonë 4G+ dhe siguria e saj përfitojnë të gjithë qytetarët. Rrjeti One është i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë investimet për tu konfirmuar si operatori i preferuar në Shqipëri”, tha Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i One Telecommunications.

Kjo arritje përkon me një moment historik për kompaninë, që është 25-vjetori në tregun shqiptar të telekomunikacionit. One Telecommunications mbulon 98,5% të popullsisë me sinjal 4G, ofron mbulim 7 herë më të mirë në mjediset e brendshme, si edhe ka shënuar shpejtësinë më të madhe të shkarkimit nga interneti në vend, prej 1,2 Gpbs. Kompania bashkëpunon me liderë botërore si Ericsson për ta bërë rrjetin One sa më të sigurt të jetë e mundur. Rrjeti One është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si operatori i parë në rajon që plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë e internetit dhe mbrojtjes së të dhënave.

Top Channel