Një bazë ajrore misterioze është duke u ndërtuar në një ishull vullkanik pranë Jemenit, i cili gjendet në një nga pikat strategjike botërore të ngarkesave të energjisë dhe atyre tregtare.

Se kush po e ngre bazën në fjalë, nuk dihet ende pasi asnjë vend nuk e ka pranuar deri tani një gjë të tillë.

Megjithatë, një përpjekje e mëhershme për ndërtimin e një piste masive në të njëjtin ishull vite më parë është lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe. Zyrtarët në qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit thonë se Emiratet qëndrojnë edhe pas përpjekjes së fundit, pavarësisht se ato vetë në 2019-tën njoftuan se po i tërhiqnin trupat fushata ushtarake e drejtuar prej sauditëve kundër rebelëve Houthi në Jemen.

Duket se ky është një qëllim strategjik afatgjatë për të krijuar një prani relativisht të përhershme“, thotë eksperti i çështjeve të Lindjes së Mesme Jeremy Binnie për “The Guardian”. Zyrtarët e Emirateve në Abu Dhabi dhe ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Washington, nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.

Pista në ishullin Mayun lejon cilindo që e kontrollon atë të projektojë fuqinë e vet në këtë ngushticë dhe të ndërmarrë me lehtësi sulme ajrore në pjesën kontinentale të Jemenit të tronditur prej një lufte të përgjakshme shumëvjeçare. Ajo siguron nga ana tjetër një bazë për çdo operacion në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Afrikën Lindore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA