E ardhmja e trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo në Allianz Stadium është e pasigurt, me disa emra të mëdhenj në garë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Spekulimet në lidhje me të ardhmen e italianit në Continassa vijojnë ende dhe La Gazzetta dello Sport thekson se klubi nuk e ka konfirmuar se ai do të vazhdojë sezonin e ardhshëm.

Por ish-mesfushori, i cili zëvendësoi Maurizio Sarri përpara edicionit 2020-21, është i bindur se ai ka bërë mjaft për të qëndruar, duke marrë dy trofe në sezonin e tij të parë si trajner, Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë.

Raportimet në Itali kanë sugjeruar që Massimmiliano Allegri mund të kthehet në stolin e Juventusit dhe  të dy do të takohen në ndeshjen vjetore të bamirësisë “Partita del Cuore 2021”.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është afër të largohet, pas një sezoni pa trofe në kryeqytetin spanjoll.

Por, ai e ka bërë të qartë se preferon një kthim në Francë, ku dëshiron të marrë vendin Didier Deschamps te kombëtarja e Francës.

PSG po mendon gjithashtu për ndryshimin e trajnerit vetëm gjashtë muaj pasi kishte nënshkruar ish-teknikun e Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino dhe drejtori Leonardo gjithmonë ka dashur Allegrin në krye të ekipit.

Nga ana tjetër, Pochettino ka qenë i lidhur me një kallim te Real Madridi, ku Allegri është ende në garë, sipas gazetës.

Enigma vazhdon, sepse nëse Allegri dhe Zidane shkojnë diku tjetër, kush do të jetë në dispozicion për të zëvendësuar Pirlon në Juventus.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA