Kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI, dyshohet se në dy qarqe ka persona që kanë votuar më shumë se 30 herë

25/05/2021 13:04
FOTO ILUSTRUESE

Nga kryqëzimi i të dhënave i pajisjes PEI për qarkun e Shkodrës dyshohet se 13 persona kanë votuar 34 herë. Ndërsa në Durrës dyshohet se 39 persona kanë votuar  9 herë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të vënë në dispozicion prova të reja për qarkun e Durrësit, ndërsa mori në shqyrtim kryqëzimin e të dhënave të pajisjeve PEI.

Kjo sepse PD kërkoi shqyrtimin e një liste për rreth 300 personave, që sipas tyre kanë marrë para për vota dhe se ka pasur informacione se kanë qenë pjesëtarë të administratës zgjedhore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel