Kadilli zbulon ndryshimin që do të bëjë në Kushtetutë: Modeli amerikan bën ndarje absolute të pushteteve

25/05/2021 12:31

Fatbardh Kadilli, i cili ka prezantuar platformën e tij në selinë blu për zgjedhjet për kreun e PD më 13 qershor ka deklaruar se një nga pikat e tij përfshin ribërjen e Kushtetutës për të balancuar pushtetet.

Në konferencën për mediat, i është përgjigjur gazetarit të Top Channel Geri Kolgega duke zbuluar ndryshimin që do të bëjë në Kushtetutë.

“Kam një vizion timin, por Kushtetuta nuk hartohet nga një individ. Vetëm mbreti mund të bëjë Kushtetutë. Po të ma linin në dorë, do shkruaja një draft. Parimi nga i cili nuk lëviz është ndarja absolute i pushteteve. Kemi traditën e balancimit, po jo të ndarjes. Po të jem më konkret, modeli ameriak është modeli që ndarja është absolute. Prandaj them që demokracia në Amerikë nuk është mbrojtur nga politikë. Politika tenton të kthehet në sundim, absolutizëm. Ka qenë gjykata që e ka mbrojtur”, tha Kadilli.

Top Channel