Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Altin Hazizaj, raporton se abuzuesit seksualë “i kërkojnë viktimat të jenë të një moshe sa më të re”.
“Mbi 80% e rasteve të dhunës seksuale ndodhin ndaj vajzave të reja, pjesa tjetër ndaj grave”, thotë Hazizaj në Open.
Bazuar te rastet që trajtohen në qendrën ku ai punon, tregon se autorët, janë persona që kanë lidhje me krimin: “Janë persona që kanë jetuar me krimin. Këtu shoh një grup kriminal, që ka përdhunuar, trafikuar, shfrytëzuar”.
Më tej, shton se pabarazia gjinore është shkak për krimet seksuale. “Krime të tilla kanë një ‘background’ pse ndodhin dhe ku. Ndodhin në një mjedis ku nuk ka barazi mes grave dhe vajzave me djemtë. Sot kemi dhunë në familje, ndaj grave sepse konsiderohen se janë për t’u dhunuar.
Shoqëria ku jetojmë, bën të diturin për një kohë të gjatë. Krime të tilla do të ndodhin për aq kohë sa nuk edukojmë fëmijët”, shprehet aktivistja.
Top Channel