Grupi për PD: Gara s’është korrekte/ Edit Harxhi: Partia është marrë peng, por nuk tërhiqem

25/05/2021 15:10

Grupi për PD thotë se gara politikë për kreun e ri të PDSH nuk është korrekte. Sipas saj demokracia në këtë parti është marrë peng.

“Për asnjë moment nuk mendoj të tërhiqem nga gara. Jemi futur në këtë garë pavarësisht vështirësive dhe pengesave. Partia është marrë peng dhe fatkeqësisht administrata punon vetë, për kryetarin aktual Lulzim Bashën”, tha Edit Harxhi.

Pavarësisht rezultatit të garës Edith Harthi thotë se në 14 qershor Lulzim Bashën e pret një surprizë e madhe.

“Grupi për PD do të vazhdojë të këmbënguli në reformën e thellë dhe të plotë për PD mbi idealet 1990. Ashtu sic kemi bërë edhe më përpara do të vazhdojmë edhe mbas datës 14 qershor”, tha Harxhi.

Ibsen Elezi thotë se u dëbua nga gara në formë të padrejtë.

“Jam përjashtuar nga gara për fjalën e lirë dhe kjo është e turpshme. Duhet patjetër ta ndjek nga ana institucionale dhe tek gjykata e partisë të pret Arben Ristani. Komisioni i apelit nuk funksionon, pra gjykata brenda parties”, tha Ibsen Elezi.

“Eliminimi i Ibsen Elezit është i turpshëm. Puna e parë që ka bërë Lulzim Basha në PD ka qenë deputet më pas ministër më pas kryetar bashkie dhe kryetar partie. Ndërkohë që Ibsen Elezi ka ngritur partinë demokratike në Kukës”, u shpreh Bujar Nishani.

Edith Harxhi thotë se në këtë zgjedhje është vetëm kundra Bashës dhe askujt tjetër.

“Unë garën time e kam vetëm me Lulzim Bashën. I bëj ftesë për debat publik le ta zgjedhe ai arenën se ku do të flasim”, tha Harxhi.

Top Channel