Një grua është vrarë me thikë në Moselë, të Francës dhe i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, një shtetas kosovar. Ai zotëronte një leje qëndrimi në territorin e Franës, por gjithashtu ishte një emër i njohur edhe për policinë vendase.
Stéphanie, rreth 20-vjeç u vra brutalisht mesnatën e djeshme në një rrugë në afërsi të banesës së saj. Ajo la pas një vajzë 4-vjeçare, e cila sipas medieve të huaja kishte qenë edhe dëshmitare e vrasjes makabre.
Policia franceze raporton se autori i dyshuar është shtetasi kosovar, Liridon B, 23-vjeç dhe është autori i më shumë se raportimeve për dhunë dhe trafikim droge.
Mësohet se Liridoni kishte vuajtur një vit dënimin me burg, por së fundmi ishte lënë në “arrest shtëpie”.
Media franceze shkruan se e reja e ndjente rrezikun që i kanosej nga bashkëshorti i saj dhe ishte përpjekur të strehohej në stacionin policor të qytetit Hayange.
Pas ngjarjes së rëndë shtetasi kosovar është arrestuar dhe tashmë ndodhet në paraburgim.
Top Channel