FOTO/ Ja kush është shqiptari që drejtonte bandën me dy grupe, merrte drogë nga Shqipëria dhe furnizonte italianët

25/05/2021 11:45

Viktor Dalipaj është shqiptari, i cili drejtonte grupin kriminal që bashkëpunonte me italianët dhe kolumbianët për të trafikuar lëndë narkotike.

Grupi i tij ishte i ndarë në dy nëngrupe. I pari përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe drejtohej nga Julian “Juli” Hoxhaj dhe Indrit “Endri” Karafili, të cilët bënin importin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria dhe më pas i shisnin për organizatat që vepronin në Sicili.

Grupi i dytë, i udhëhequr nga Sebastiano Lombardo , Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci furnizoheshin me marijuanë nga grupi i drejtuar nga shqiptarët dhe e shisnin në Catania.

Ky grup kriminal u shkatërrua nga operacioni i policisë së Financave të Catanias që kapi edhe një tjetër grup. Në këtë operacion, u sekuestruan 365 kilogramë drogë, përfshirë marijuanë dhe kokainë. Të dy grupet përfshinin sicilianë, kolumbianë dhe shqiptarë dhe trafikonin hashash e kokainë në Catania.

Të gjithë akuzohen për trafikimin dhe tregtimin e drogës dhe janë identifikuar si:

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç;

Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç;

 Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Valona (Shqipëri), 29 vjeç;

Indrit Karafili , i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç;

Hillaris Sotiris , i njohur si “Hilary”, lindur në Kolumbi, 26 vjeç;

Julio Cesar Hurtado Rodriguez , i njohur si “Cheo”, lindur në Kolumbi, 30 vjeç;

Ruben Dario Mondragon Rodriguez , lindur në Kolumbi, 35 vjeç;

Robert Andres Rodriguez Mina , aka “Solìto”, lindur në Buenaventura (Kolumbi), 26 vjeç;

Brahallan Ivan Escobar Buritica , i njohur si “Bryan”, lindur në Kolumbi, 27 vjeç;

Adriano Roberto Spina , i njohur si “xhaxhai”, lindur në Nicolosi (CT), 56 vjeç;

Salvatore Litteri , i njohur si “Paolo”, lindur në Catania, 36 vjeç;

Sebastiano Lombardo , i njohur si “Sebi e Mishi”, lindur në Catania, 31 vjeç;

Gioeli Carmelo Musumeci , i njohur si “Gioele”, lindur në Catania, 39 vjeç.

Top Channel