Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Fierit.

Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve, ka mbetur e plagosur një grua që ndodhej në një prej mjeteve, ndërsa dy mjetet kane pësuar dëmtime të rënda.

E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i përplasjes sipas policisë është shpejtësia tej normave brenda ne qytet dhe parakalimi i gabuar.

Top Channel