Krizat ekonomike që goditën Greqinë e më pas Italinë u ndjenë fort nga familjet shqiptare. Arsyeja është se emigrantët po dërgonin gjithmonë e më pak para në shtëpi për prindërit që kanë lënë pas apo të afërmit.
Ky trend ende vijon dhe këtë e pohojnë familjarët e emigrantëve, disa prej tyre kanë kthyer edhe familjet në atdhe
Shqipëria është e fundit në rajon për volumin e parave që dërgojnë emigrantët, por kjo vetëm sipas statistikave zyrtare. Janë 1.6 milionë emigrantë që ndihmojnë ¼ e familjeve shqiptare me të ardhurat që marrin nga puna ose nga biznesi i tyre shprehet Banka e Shqipërisë.
Gjatë vitit të kaluar me fillimin e pandemisë shumë dërgesa parash u deklaruan dhe u formalizuan për shkak të kufizimeve, gjë që solli rritje të vlerës së regjistruar thotë Banka Botërore, por sa i përket volumit ne mbetemi të fundit në rajon.
Paratë që dërgojnë emigrantët, quhen remitancat dhe në vlerë janë më të mëdha edhe se investimet e huaja apo eksportet e mallrave të Shqipërisë. Një pjesë e tyre kalojnë nëpërmjet bankave ndërsa pjesa tjetër nuk deklarohen dhe paratë kalohen ilegalisht në shqipëri. Gjatë pandemisë u vu re një rritje e parave të sjella nga emigrantët, por kjo shpjegohet vetëm me pamundësinë e tyre për të ardhur fizikisht pranë familjes nga pandemia, dhe paratë i kanë nisur nëpërmjet bankave.
Remitanca (2019)
1.68 milionë emigrantë dërguan rreth 1.32 mld euro
Burimi: Banka e Shqipërisë
TAB 2
Remitanca (2020)
1.4 mld euro Diferenca: +8 mln euro
Top Channel