Do e përjashtojë Berishën nga PD nëse i fiton zgjedhjet? Ja si përgjigjet Fatbardh Kadilli

25/05/2021 12:23

Fatbardh Kadilli, i cili ka prezantuar platformën e tij për zgjedhjet për postin e kreut të PD në selinë blu ka zbuluar nëse do e përjashtojë Sali Berishën pasi u shpall “non grata” nga SHBA.

Kadilli tha se nuk do të përjashtojë askënd dhe do të largojë kulturën e përjashtimit edhe për anëtarët e thjeshtë.

“Unë flas për një PD të hapur dhe të bashkuar. Nuk flas për një PD që përjashton. Kultura më e keqe është e përjashtimit. Berisha është institucion, jo anëtar i thjeshtë. Është vetë Berisha që e vendos distancën e shëndetshme mes institucionit Berisha dhe PD duke pasur parasysh pse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

Top Channel