Një çift indian i njohur si Rakesh dhe Dakshina, u detyruan të mbanin martesën e tyre në një avion pasagjerësh për të evituar rregullat rigoroze anti-kufizime në qytetin e Madurai.
Avioni Boeing 737 i porositur privatisht ishte mbushur me 160 të ftuar të cilët shiheshin në pamjet e regjistruara, të ngjeshur me njëri-tjetrin, pa u kujdesur për rregullat e pandemisë, numri i viktimave të së cilës kaloi 300,000 sot në vend.
Në shtetin indian të Tamil Nadu, nga ku u nis fluturimi, janë vendosur kufizime të ashpra dhe martesat mund të organizohen vetëm me 50 të ftuar.
Por zyrtarët e aeroportit nuk e kishin idenë e zhvillimeve që po kryheshin në avion, të cilat koinçidonin me kohën kur avioni kalonte mbi tempullin Madurai Meenakshi Amman, ku çifti kishin dëshiruar të martoheshin fillimisht.
Pamjet nga brenda bordit të avionit tregonin celebrimet tradicionale ku njerëz të zbukuruar festonin me lule dhe përgëzime ndaj çiftit.
Në shkelje të plotë me rregullat e fluturimeve për pasagjerë asnjë prej të ftuarve nuk mbante maskë fytyre ndërsa rregullat e distancimit social injoroheshin pa asnjë kokëçarje.
Një zëdhënës i linjës ajrore SpiceJet tha për mediat indiane se fluturimi ishte rezervuar nga Madurai drejt Bangalore për udhëtimit pas dasmës, pa qartësuar se dasma do të kryhej në të.
India po vuan një nga valët e dytë më të ashpra të Covid-19, e nxitur nga një variant mutant që besohet më infektues së të tjerët, por vendi ka zbutur pjesërisht rregullat e kufizimeve dhe distancimit social.
Shifrat e vdekje në Indi përbëjnë aktualisht 40 përqind të totalit global, me rreth 250,000 raste ditore.
Vendi i dytë i prekur më rëndë raportohet Brazili, me 35,000 raste ditore.
Top Channel