Foto ilustruese

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, sot, rreth orës 19:30, në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Vefa, në qytetin bregdetar. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin V. M. dhe mjeti tip “Volkswsgen” me drejtues shtetasin A. Gj.

Shtetasi me iniciale A.K. është plagosur lehtë dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur ish Vefa, Vlorë, një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin V. M, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin A. Gj.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë një nga pasagjerët e mjetit “Volkswagen ”, shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel