22-vjeçarja protestoi ‘nudo’ në shesh/ Shkrimtarja Rita Petro tregon në “Open” emocionet kur pa foton: U mallëngjeva, më në fund dhe në Shqipëri mund të protestohet ‘nudo’!

25/05/2021 22:39

Florinda Sulillari vendosi të dalë ‘nudo’ me pankartë në dorë në sheshin “Skënderbej”, 2 ditë më parë, për të dhënë mesazhin e saj kundër abuzimeve seksuale.

Shkrimtarja, Rita Petro, e ftuar në emisionin “Open”, shprehet se veprimi i 22-vjeçares e emocionoi.

Më në fund dhe në Shqipëri mund të protestohet nudo, si në botë!Vajza ka dashur të tregojë që ka një qëllim. Ajo zgjoi kureshtjen dhe tregoi se nuk është trupi i femrës turp! U emocionova, u mallëngjeva, sa mirë që dikush guxoi”, shprehet Petro.

Sipas Florindës, “ne, gratë, jemi fajtore pse djemtë përdhunojnë, sepse nuk i kemi edukuar si duhet”.

Top Channel