Vendimi i KAS për Gjirokastrën/ LSI e çon çështjen në Kolegjin Zgjedhor

24/05/2021 15:50

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e dhënë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve për qarkun e Gjirokastrës. Kjo është padia e parë në Kolegjin Zgjedhor për vendimet e dhëna nga KAS.

Kujtojmë se në datën 19 maj, KAS vendosi të rrëzojë ankesat e PD, LSI për pavlefshmëri votash në qarkun e Gjirokastrës, pas një jave mbledhjesh të vazhdueshme. Pas diskutimit në Dhomën e Këshillimit, KAS vendosi me shumicë votash, ndërsa kundër ishin Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Po pas rrëzimit të ankesave të PD dhe LSI për pavlefshmëri të votave në qarkun Gjirokastrës për zgjedhjet e 25 prillit, përfaqësuesit e dy forcave politike në KQZ ngritën akuza se është vendimmarrje politike, ndërsa paralajmëruan se do ta dërgonin çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel