Tritol në derën e shtëpisë/ Ngjarja në Shijak. PD e quan akt të qëllimshëm kundër drejtuesit lokal partiak

24/05/2021 15:16

Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer mbrëmë rreth ores 22:00, në derën e shtëpisë së sekretarit të Partisë Demokratike në Shijak, Ilger Vora.

Kamera e sigurisë së familjes Vora ka fiksuar autorin natën e kaluar teksa vendos lëndën plasëse në derën e shtëpisë. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme materiale dhe tronditje e fortë për anëtarët e familjes.

Disa persona janë shoqëruar në Komisariat për tu marrë në pyetje por ende nuk dihen autoret.

Partia Demokratike e konsideron këtë ngjarje një akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkon zbardhjen.

“Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizëm dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve” thuhet në reagimin e PD.

Top Channel