Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri gjatë natës, qëllohet në drejtim të një banese

24/05/2021 08:16

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar gjatë natës në Prezë në Tiranë.

Policia bën me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel