Qëndrimi i Metës ndaj sekretarit Blinken/ Peza në Open: Demaskoi veten, shqiptarët janë populli më pro-amerikan!

24/05/2021 22:16

Pas shpalljes ‘non grata’ të ish-presidentit Sali Berisha, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, presidenti aktual, Meta reagoi kundër Blinken.

Ilir Meta e quajti akt të poshtër e të pabesë të sekretarit Antony Blinken dhe si “fletërrufe të porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë”. Kjo akuzë e Presidentit u kritikua nga opinioni publik.

Analisti, Alfred Peza, i ftuar në “Open”, thotë se Meta demaskoi veten me çfarë tha.

Është në kundërshtim me çdo lloj fryme të kushtetueses. Ai kur flet, nuk paraqet qëndrimin e qytetarit Ilir Meta, por qëndrimin e një presidenti, si përfqësues i kushtetutës dhe qytetarëve. Populli shqiptar është më pro-amerikani në botë. Kështu që, ajo deklaratë e Metës, nuk mundet kurrsesi të përfaqësojë shqiptarët”.

Sipas tij, nisma për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit, tani është më legjitim se kurrë. “Tani nuk ka asnjë dyshim , që shkarkimi që ka nisur, është akoma më legjitim. Edhe ata që kanë qenë kundër, tani nuk kanë më asnjë hezitim”, shprehet analisti

Top Channel