Që prej janarit, kompania ‘Salillari’ nuk mirëmban më rrugën Vlorë-Orikum

24/05/2021 11:24

Që prej janarit, kompania “Salillari” nuk mirëmban më rrugën Vlorë-Orikum. Sa i përket rrugës, pranë Jonufrës, pritet prokurimi, për të cilën ende nuk ka patur një ofertues.

Burime konfidenciale për Top Channel bëjnë me dije se investimi dhe procedurat e tenderit pritet të përfundojnë në muajin korrik.

Ndërkohë që, pritet që brenda pak kohësh në këtë pjesë të aksit rrugor Vlorë-Orikum të vendoset një semafor për të ndihmuar në qarkullimin e automjeteve, që në sezonin turistik është i lartë në këtë aks, pasi frekuentohet nga shumë pushues që zgjedhin jugun si destinacion të pushimeve të tyre.

Me ardhjen e sezonit ku shtohet trafiku do te ketë bllokim te rrugës, sikundër dje.

Top Channel