Policia e Durrësit i vë prangat tre personave dhe gjobit 196 të tjerë për shkelje të ndryshme

24/05/2021 10:14

Policia e Durrësit i ka vënë prangat tre personave si dhe ka ndëshkuar me masa administrative 169 të tjerë për shkelje të ndryshme dhe 10 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se një 19 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Ndërsa një tjetër është arrestuar, pasi nën drejtimin e mjetit në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër makinë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Kurse një 34 vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar një këmbësore 55 vjeç, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për rritjen  e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në 24 orët e fundit Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë vënë në pranga 3 shtetas, 2 prej të cilëve për  drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe kundërshtim të uniformave blu.

Gjithashtu kanë vendosur 196 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe 10 drejtues mjetesh për tu paraqitur në Komision.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D.D., 19 vjeç, banues në Durrës,  pasi në lagjen Nr.13, Durrës , u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”  si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

A.S., 27 vjeç, banues në Dibër, pasi në aksin rrugor Fushë  Krujë-Thumanë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Suzuki” me drejtues shtetasin I.B., 68 vjeç, banues në Ersekë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

M.Ç., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.7, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsëagen”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore H.K., 55 vjeç, banues në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës vijon intensivisht puna për rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Top Channel