Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 18 viktima dhe 7 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 155.067 ndërsa ai i vdekjeve në 5.329.

Po ashtu 71 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 146.940 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 778.092 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.418 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.798.​​​​​​​

Top Channel